Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 12:37

Tegusigalpa – Hondurasi e njohu Palestinën si shtet të pavarur, të lirë dhe sovran.

Njohjen e komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme të Hondurasit.

Në kumtesë përmendet se vendi do të vazhdoj ta mbështetë të drejtën e shtetit izraelit që të ekzistoj në suaza të kufirit, të njohura nga bashkësia ndërkombëtare.

Pavarësia e shtetit palestinez të enjten është njohur edhe nga Salvadori. Deri më tani katër prej shtatë vendeve nga Amerika Qendrore e kanë njohur pavarësinë e  shtetit palestinez, Honduras, Salvador, Nikaragva dhe Kosta Rika.

Në Amerikën Jugore  të gjitha vendet e kanë njohur  pavarësinë e palestinezëve, me përjashtim të Kolumbisë.

Palestinezët planifikojnë të drejtohen më 20 shtator deri te Kombet e Bashkuara me kërkesë për njohjen e shtetit palestinez si anëtare e organizatës ndërkombëtare, hap të cilin Izraeli  dhe SHBA-ja kategorikisht e hedhin poshtë.