Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 10:23

Bruksel- Holanda do ta bllokojë propozimin për pranim të Bullgarisë dhe të Rumanisë në shengen zonë përderisa nuk e bindin se vendet kanë arritur përparësi në luftën kundër korrupsionit, deklaroi mbrëmë ministri holandez i Emigrimit Herd Lers.

Bullgaria dhe Rumania kanë planifikuar që të hyjnë në shengen zonë në muajin mars të këtij viti por për shkak të krimit të organizuara dhe kufijve jo mjaft të siguruara ato plane dështuan. Disa shtetet të Bashkimit Evropian propozuan pranim të Bullgarisë dhe të Rumanisë në shengen zonë në dy etapa – së pari hapje të kufijve detare dhe ajrore, ndërsa pastaj edhe tokësore.

Lers theksoi se Holanda nuk do ta pranojë as këtë plan.

“Për ne përgjigjja është e qartë. Bullgaria dhe Rumania duhet të tregojnë rezultate. Kjo është më e rëndësishme nga gjetja e zgjidhjes”, theksoi Lers, duke shtuar se Holanda do ta presë raportin e Komisionit Evropian në muajin shkurt për përpjekjet e Bullgarisë dhe të Rumanisë në luftën kundër korrupsionit.