Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 13:06

“Ata nuk janë njerëz. Tërë kohën vetëm për vdekjen mendojnë – të vrasin sa më shumë. Ata marrin drogë rregullisht. Kërkojnë të hakmerren kundër të gjithëve. Thonë se një ditë Shteti Islamik do ta pushtojë tërë botën”.

Në librin e saj, Jinan tregon se si një herë në Mosul, ishte dërguar në një sallë të madhe me kolona të gjatë me gra, të grumbulluara të gjitha në një vend, shkruan Business Insider, përcjellë Klan Kosova.

“Xhihadistët vinin rreth nesh, qeshnin me të madhe me ne, na kapnin nga mbrapa”, shkruan ajo në librin që shfleton historinë e saj.

Jinan tregon se njëri, kur deshi ta blinte tha “Ajo atje ka gjoks shumë të madh. Por, unë dua një Yazidi me sy të katër dhe lëkurë të bardhë, ato duket se janë më të mirat. Do ta paguaj çmimin e nevojshëm për të”.

Në atë “treg femrash”, ajo kishte parë ushtarë irakianë e sirianë, por edhe nga vendet e perëndimit, nacionalitetet e të cilëve nuk mund t’i dallonte.

Vajzat më të bukura rezervoheshin për “Bossat” dhe klientët e pasur nga vendet e Golfit (Arabia Saudite, Kuvajti, Bahrejni, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Omani)

Kur ajo u shit, ditët kur Jinan vizitohej nga shumë meshkuj u ndërprenë.

Në librin e saj, të cilin u ndihmua ta shkruante nga gazetari franceze Thierry Oberle, Jinan flet edhe për pazaret që bënin xhihadistët me femra.

Vajza Yazidi tregon se ato ndërroheshin edhe me gjësende, “njëherë një zeshkane u ndërrua me një pistoletë”, ndërsa çmimi për një femër sillej rreth 150 dollarë.

Të bindur se ajo nuk kuptonte arabisht, dy pronarët e Janinit flisnin hapur para saj, dhe një natë ajo kishte dëgjuar një bisedë kur flitej për tregtimin e femrave, që tashmë ishte shndërruar në një biznes të madh.

“Një njeri nuk mund të blejë më shumë se tre femra, veç nëse është nga Siria, Turqia dhe vendet e Golfit”, thoshte njëri, i quajtur Abou Omar, tregon Jinan.

“Është shumë mirë për biznesin”, shton tjetri, i quajtur Abou Anas.

“Blerësit nga Arabia Saudite paguanin edhe koston e transportit dhe të ushqimit”.

“Po bëhen marrëveshje të mira: Shteti Islamik rrit profitin e tij për të mbështetur luftimet e muxhahajdinëve kurse vëllezërit tonë të huaj (nga vendet tjera arabe), janë të kënaqur”.

Pasi ia doli të arratisët duke përdoru një sërë çelësash të vjedhur, Jinan u rikthye përsëri te burri i saj dhe tani jeton në një kap me Yazidi në Irak, pjesë që e kontrollojnë kurdët, shkruan Business Insider, përcjellë Klan Kosova.

“Nëse rikthehemi në shtëpi, do të na masakrojnë”, thotë ajo për AFP.

“E vetmja zgjidhje për momentin është të kemi një regjion tonin dhe të mbrohemi nga ndërkombëtarët”.