Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 13:11

Athinë – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, po qëndron në Greqi për të treguar mbështetjen e SHBA-së për krizën financiare që ka pësuar ky vend.

Gjatë vizitës së saj dy ditore në Athinë, Klinton do të zhvillojë bisedime me presidentin grek, Karolos Papulias, kryeministrin Jorgos Papandreu, ministrin e jashtëm dhe atë të financave.

Klinton po vazhdon pjesën e saj të dytë të një turneu diplomatik ndërkombëtar.

Sekretarja Klinton do të vizitojë edhe Indinë, Indonezinë, Hong Kongun, dhe Kinën.