Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 09:10

Ankara – Varri i ish presidentit turk Turgut Ozall në Stamboll sot u hap në kuadër të hetimit për përcaktimin e shkakut për vdekjen e tij, kumtoi TV stacioni turk, Si En EN-Turk.Më 17 shtator prokuroria në Ankara dha urdhër për hapjen e varrit.

Kryeprokurori i Stambollit Turan Çollaqada, i cili sot mori pjesë në hapjen e varrit, deklaroi se operacioni është përgatitur javën e kaluar dhe se në të marrin pjesë ekspertë të mjekësisë ligjore, në krye me shefin e Institutit për mjekësi ligjore, ekipet e drejtorisë së varrezave, policë dhe prokurorë.Shefi i Institutit për mjekësi ligjore dr. Halljuk Inxhe deklaroi se eshtrat do t’i kthehen familjes pasi të merren kampionët e domosdoshëm.

Pas analizës së kampionëve ekspertët do të përpunojnë raport, të cilin do t’ia dorëzojnë prokurorisë dhe kjo do ta informojë opinionin për këtë çështje të ndjeshme.Sipas Dr. Inxhe nëse analiza ishte bërë shpejtë pas vdekjes së Ozall, gjasat për rezultat më të saktë do të ishin më të mëdha.

Turgut Ozall vdiq më 17 prill të vitit 1993, me ç’rast u paraqitën një sërë spekulimesh për atë se cili ka qenë shkaku i vërtetë për vdekjen.Dyshimet rreth vdekjes së Ozall lidhen me pritjen në ambasadën bullgare, ku shefi i shtetit turk ka qenë ditën para se të vdiste. Ai atje ka pirë limonadë, me të cilën Semra Ozall, e veja e tij, dyshon se është helmuar. .(LajmeShqip.com)