Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 14:45

HAGE – “Kërkesa e Tiranës dhe Prishtinës për hetim kundër  ish-kryeprkurores së ICTY Carla del Ponte për rastin Ramush Haradinaj ende nuk ka arritur në Hagë. Nëse ICTY pranon një kerkesë të tillë për një proces për hetuesi kundër del Pontes, padyshim se  do të shqyrtohet”- ka deklaruar sot për agjencinë indformaitve “Persheva jonë“  Magdalena Spalinska zëdhënëse e ICTY-së në Hagë.

Nderkaq, qeveria shqiptare permes nje deklarate zyrtare, me pas kreu i qeverise Berisha e me tej edhe presidenti i vendit, Nishani jane shprehur  publikisht se do ti kerkohet instancave nderkombetare te niset nje hetim i pavarur per Carla del Ponten.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë dhe ndërmarrin një hetim të pavarur ndaj ish-Prokurores së TPNJ, Carla del Ponte, në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj dhe u kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”, – deklaroi Berisha.

Nderkohe, per ceshtjen e kerkeses se autoriteve serbe që të burgosurit serbë të transferohen nga Haga për të vuajtur denimin në Serbi, Spalinska e ka quajtur te pamundur. ” Njerëzit nga Serbia të cilët kanë qenë të dënuar nga Tribunali i Hagës, nuk mund tëvuajnë dënimin në Serbi. Ly eshte vendim i ICTY që nga viti 1993, ku thuhet qarte »se të burgosurit e dënuar nga gjykata nderkombëtare mumd të vuajnë denimin në gjitha burgjet, pervec atyre të origjinës së të burgosurit.  Njëkohësisht ky është dhe qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.(LajmeShqip.com)