Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 20:00

Heksink – Kryeministra e deritanishme e Finlandës Mari Kivinemi kërkoi nga presidentja Tarja Halonen ta heqë nga detyra.

Lutja është dërguar në pajtim me ligjet finlandeze sipas të cilave funksioni përfundon me fillimin e punës të parlamentit të ri, seanca e parë e të cilit ishte sot.

Qeveria do të vazhdojë t’i kryejë funksionet deri në formimin e kabineti të ri. Qeveria e re të filloj me punë më 20 maj.

Qeverinë e re do ta formojë Jurki Katajnen, lider i partisë konservative të koalicionit kombëtar, e cila mori më shumë vota në zgjedhje më 17 prill.