Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 10:25

Uashington – Ministri britanik i Punëve të Jashtme William Hejg deklaroi se vetoja e “disiplinës së re fiskale” drejtuar drejt shpëtimit të euros, nuk e ka ndryshuar raportin e Britanisë së Madhe me anëtarët e BE-së.

Pas takimit mes Hejgut dhe sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton në Uashington thuhet se “euroskptiku udhëheqës, diplomati kryesor britanik, ka insistuar se marrëdhëniet britanike me Evropën nuk do të ndryshohen për shkak të vendimit të Londrës që të shmanget pjesëmarrja në angazhime të caktuara”.

Britania nuk ra dakord me ndryshimet e Marrëveshjes së Lisabonës mbi të cilën është bazuar BE-ja, qëllimi i të cilës do të ishte zgjidhja e krizës së eurozonës, vendosja e rregullave të rrepta buxhetore dhe ndalimi i përsëritjes së krizës në të ardhmen.

“Nuk i jemi bashkangjitur euros dhe për këtë jemi të kënaqur. Nuk jemi pjesë e shengenit për kufijtë dhe jemi të kënaqur që nuk jemi”, theksoi Hejg.

Sipas tij, Evropa mund të zhvillohet “në mënyrë në të ciën mund të përfshihen qarqet e sjelljeve të vendimeve, ndërsa nuk është patjetër që çdo vend të marrë pjesë në gjithçka”.

Hejg shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të luajë “rol udhëheqës  absolut dhe qëndror” në caktimin e pozicioneve të BE-së për çështjete kyçe politike të jashtme, siç janë Siria, Irani dhe procesi paqëruajtës i Lindjes së Afërt.