Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 01:03

Riad – Më shumë se qindra mijëra besimtarë myslimanë, në ditën e parafundit të Haxhxhit, në Luginën Mine gjuajtën gurë mbi shtyllat e gurit që e simbolizojnë djallin.

Rituali më i rrezikshëm i Haxhxhit këtë vit kaloi qetë dhe secili besimtar arriti të gjuajë 21 gurë mbi tre shtyllat që e simbolizojnë djallin.

Gjatë viteve të kaluara më shumë se qindra njerëz kanë vdekur kryesisht në stampedën kur njerëzit kanë tentuar sa më shumë t’u afrohen shtyllave të gurit.

Haxhinjtë gjatë udhëtimit në Mekë ecin nëpër rrugën e profetit Muhamed, i cili para 14 shekuj më parë i largoi idolët paganë nga kryeqyteti dhe  predikonte që njerëzit ta pranojnë fenë e re, islamin. Haxhillëku është një prej pesë shtyllave të islamit, çdo mysliman i cili është fizikisht dhe financiarisht i aftë, është i detyruar të paktën një herë në jetë ta vizitojë Mekën