Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 13:46

Shkup- Në një operacion të gjerë policor, në fshatin Haraçinë të Shkupit janë konfiskuar 120 mijë kuti cigare me një vlerë prej 1 milion euro. Kjo sasi e konfiskuar e cigareve ilegale është njëra ndër rekordet të zbuluara në Maqedoni. Aksioni policor është zhvilluar në Haraçinë, ndërsa forca të mëdha policore të shoqëruara nga njësitet speciale dhe njësitet “Alfa” ishin të përqendruara edhe në afërsi të lagjes së Hasabengut.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se njësitet speciale kishin ndaluar disa kamionë të dyshuar dhe vetura në dalje të fshatit Haraçinë. Cigaret dedikoheshin për tregun e brendshëm dhe tregun serb dhe atë kosovar. Një pjesë e cigareve jozyrtarisht transportohej edhe në tregun evropian, nëpërmjet Greqisë. Siç mësohet deri tani janë arrestuar disa persona, të cilët janë të lidhur me kontrabandën e cigareve. Ndryshe, cigaret u gjetën në një objekt në fshatin Haraçinë, ku u gjet edhe sasi e konsiderueshme e cigareve ilegale. MPB për të premten ka paralajmëruar informacione të hollësishme lidhur me këtë aksion.