Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:59

Strasburg – Pasojat nga e kaluara, e cila u shënua me konflikte etnike, ende paraqesin kërcënim  për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e të drejtës në Bosnjë e Hercegovinë, përmendet në raportin e publikuar dje të komisarit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg.

“Edhe krahas përparimit, i cili është arritur, autoritetet boshnjake në të gjitha nivelet  duhet të vazhdojnë me përpjekjet për vënie  fund diskriminimit, me dakordim dhe ndërtimin e shtetit, në të cilën respektohen dallimet multikulturore”, thuhet në raportin e Hamarberg, i cili është shkuar pas vizitës të tij në BeH nga fundi i nëntorit vitin e kaluar.

Ai shprehu brengosje për shkak ekzistimin të mëtejshëm  të diskriminimit kundër pakicave nacionale, duke theksuar se autoritetet nga ky problem duhet të sillen  më me përgjegjësi dhe të sigurojnë  mundësi reale për pjesëmarrjen e të gjitha pakicave  në politikë.

Hamarberg rekomandoi edhe largimin e të gjitha pengesave për gëzimin e të drejtave sociale dhe ekonomike të kategorie të ndryshme  të qytetarëve, e veçanërisht të personave me hendikap viktimave të luftës dhe personave të cilët kanë qenë viktima të dhunës seksuale, lidhur me luftën.