Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:31

Paris/ Bruksel – Komisioni Evropian ishte viktimë i një “sulmi sajber” serioz  gjatë ditës së djeshme, në prag të samitit evropian në të cili do të diskutohet për më shumë çështje, mes të cilave edhe intervenimin ushtarak kundër forcave të Gadafit, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Sulmin e hakerëve ndaj Internet servisit të Komisionit Evropian  e pranuan dy zëdhënësit e saj të cilët kumtuan se  të gjithë të punësuarit  në Komisionin ishin të informuar se nuk kanë qasje nga jashtë deri te posta e tyre elektronike  dhe se më shumë Internet faqe janë pa qasje.

Nga komisioni sqarohet se nga sulmi janë goditur edhe shërbimet epPërfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri  të BE-së, Ketrin Eshton të cilat tani për tani shërbehen nga sistemi informativ i Komisionit.

Sulmi sipas burimeve nga Komisioni  është nxjerrë përmes  virusit informatik, me të cilit për momentin punojnë shërbimet e Komisionit. Sulmi është kryer në mënyrë klasike me qëllim që të paralizohen infrastrukturat informatike, por ai nuk ka pasur për qëllim të marrë informata të besueshme.

Sulmi më i madh informatikë kohën e fundit përjetuan më shumë institucione shtetërore franceze, si dhe pallati i Elisejit dhe ministritë për financim dhe punë të jashtme, me ç’rast sulmuesit kanë dashur të gjejnë informata të besueshme për takimin e G-20 i cili u mbajt në Paris.