Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 12:44

Hagë – Tribunali i Hagës e ka dënuar me 24 vjet burg ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina. Ai akuzohej për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe dëbimin e rreth 200 mijë serbëve nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995.

Gjykata dënoi edhe gjeneralin Mladen Marka me 18 vjet burg.

Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi e ka shpallur fajtor ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina për krime kundër njerëzimit. Trubunali e dënoi Gotovinën me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbë nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995.

Gotovina u shpall fajtor për orkestrimin e vrasjes së dhjetra njerëzve dhe bombardimin e disa fshatrave dhe qyteteve në Krajinë gjatë luftës në Kroaci. Gotovina nuk është shpallur fajtor vetëm në pikën 3 që përfshin veprat jonjerëzore dhe dëbim të dhunshëm.  Ish gjenerali kroat nuk është deklaruar fajtor. Gjykata poashtu e shpalli fajtor edhe gjeneralin e dytë Mladen Markaç, të cilin e dënoi me 18 vjet burg.

I akuzuari i tretë, Ivan Çermak, u shfajësua nga të gjitha akuzat.

Procesi i gjeneralëve kroatë ka filluar më 2008. dhe përfundoi në shtator të vitit të kaluar. Pas apelit do të merret vendimi përfundimtar.