Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 07:44

Beograd – Goran Haxhiq, lideri i mëparshëm separatist i serbëve të Kroacisë, sot do të paraqitet për herë të parë para gjykatësve të Tribunalit të Hagës, në lidhje me aktakuzën që e rëndon atë për krime lufte në Kroaci.

Haxhiq, i cili u transferua nga Serbia në Holandë të premten e kaluar pas arrestimit të tij, do të kërkohet të deklarojë për 14 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë edhe shkatërrimin e qytetit të Vukovarit dhe të Danubit në vitin 1991.
“Në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e Tribunalit, të cilët do t’i shpjegojnë se në çfarë mënyre mund ta formojë ekipin e tij të mbrojtjes. Sot do të paraqitet për herë të parë në gjykatë, ku do të kërkohet të sqarohet për aktakuzën 14-pikëshe”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçiq, për mediat serbe.