Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 09:01

Hagë – Procesi gjyqësor për Ratko Mlladiqin, pritet të rinisë sot në Hagë.

Ish komandanti serb i Bosnjës akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8.000 burra dhe djem myslimanë.
Avokati mbrojtës i Mlladiqit tha se ai do të bojkotojë seancën e sotme, në të cilën ai është dashur të deklarohet për fajësinë ose pafajësinë. 
Mlladiq ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i tij, dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata.
Mlladiq u arrestua në muajin maj, pas 16 vitesh në arrati.
69-vjeçari Mlladiq, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.