Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 08:16

Hagë – Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sot do të mbahet seanca e fundit e ballafaqimit gojor midis Maqedonisë dhe Greqisë për padinë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes kohore të nënshkruar midis dy vendeve në vitin 1995. Pala greke duhet që të japë kundërargument në përgjigjen e palës së Maqedonisë.

Sipas deri tani kundërargumentave të parashtruara në aplikimet me shkrim dhe në pjesën e parë me gojë të debatit Greqia kërkon nga Gjykata që të shpallet jokompetente lidhur me këtë lëndë sepse konsideron se në pyetje është vendimi i NATO-s. Por edhe nëse sillet vendim, do të ndërhyjë në procesin politik për zgjidhjen e dallimeve për emrin. Insistojnë se Greqia nuk ka vendosur veto në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 për ftesën e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë, por se ky ka qenë vendim  i miratur me konsensus të anëtarëve të organizatës. Njëkohësisht, që të arsyetohen procedurat e tyre, i japin interpretim të ri  nenit 11 nga Marrëveshja kohore për moskundërshtimin e anëtarsimit në organizatat ndërkombëtare nën emrin e përkohshëm, por në konteskt të nenit 22. Insistimi që ky nen të elaborohet përmes nenit 22 ka për qëllim, siç qëndron në parashtrimet me shkrim, të theksojë se e drejta e obligimit të Greqisë që del nga anëtarësimi i NATO- ka mbizotëruar mbi zbatimin e nenit 11.

Bashkëpërfaqësuesi i Maqedonisë para GJNP-së dhe ambasador në Holandë, Nikolla Dimitrov në fjalimin përfundimtar para Gjykatës theksoi se Maqedonia kërkon një aktgjykim të qartë që do ta ripërtërijë stabilitetin juridik dhe do të konfirmojë atë që një herë është kontraktuar, nuk duhet që të përdoret për të marrë përparësi për çështjen për emrin.

“Nëse Gjykata sjell vendimin në dobinë tonë, të dyja palët do të kenë të njëjtën ngarkesë dhe nxitje që të vazhdojnë me negociatat që ta tejkalojnë dallimet rreth emrit në vendin tonë. Efekti nga vendimi ynë do të jetë që sërisht të vendoset regjimi për atë që është arritur pajtueshmëri në vitin 1995 dhe që pason në 13 vitet në vazhdim”, tha Dimitrov.

Ai para 15-të gjykatësve e theksoi edhe rëndësinë e vendimit të Gjykatës për Maqedoninë.

“Rruga e Maqedonisë është rruga e një vendi në zemrën e Ballkanit, që përpiqet që t’i bëjnë punët e duhura në një ambient të vështirë me qëllim që të gjejë vendin e vet në komunitetin e kombeve. Në këtë rrugë një nga sifdat më kryesore ishte edhe kontesti për emrin me Republikën e Greqisë”, tha ambasadori Dimitrov.

Ekipi i Maqedonisë, tha Dimitirov, para Gjykatës i prezantoi argumentat sepse konsideron se neni 11 i Marrëveshjes kohore është shkelur në mënyrë jo të drejtë nga ana e Greqisë dhe prandaj mbrojtja e saj është e pabazë dhe përmbahet në dy fakte kryesore në pengimin e anëtarësimit të NATO-s për Maqedoninë si qëllim strategjik  me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe rajonit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në misionet e Aleancës dhe rolit qëndror të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në zbatimin e Marrëveshjes kohore.

“Këshilli i Sigurimit i KB-së për Marrëveshjen kohore deklaroi se kjo do ta promovojë përforcimin e stabilitetit në rajon. Këshilli kishte të drejtë. Shpresa jonë është se me ndihmën e Gjykatës ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Dimitrov.

Bashkëpërfaqësuesi i Maqedonisë ndërkohë theksoi se nuk kanë baza akuzat nga pala paditëse se Marrëveshjen kohore Maqedonia e sqaron në mënyrë të njëanëshme dhe nënvizon se  kërkesa jonë deri në Gjykatë t’i kthejë të dyja palët në rrugën e kësaj marrëveshjeje, nuk do të ndikojë në procesin e gjetjes së zgjidhjes për kontestin me emrin.

Përgjigjja e ekipit të Maqedonisë për mbrojtjen e Greqisë do të jetë se Athina e ka kundërshtuar aplikacionin e Maqedonisë për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit për shkak të dallimeve në kontestin për emrin, pasi që Maqedonisë i drejtohen në Aleancë nën referencën e pëkohshme, ndërsa nën të njëjtën referencë është kërkuar edhe anëtarësimi.

Profesori Filip Sends nga Universiteti i Londrës, i cili e filloi fjalimin e përgjigjes së Maqedonisë në kundërargumentet greke, theksoi se pas debatit të parë është e qartë se ky është proces i thjeshtë, e ai është se pala e paditur ka kundërshtuar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në kushte kur do t’i drejtohen nën referencën e përkohshme. Pasojë e kësaj, tha, është thjeshtë shkelja e nenit 11 nga Marrëveshja kohore.

“Është e qartë se rasti i palës së paditur nuk është i lehtë. Kjo që e dëgjuat është përrallë e vendosur në themelet e asaj që ka ndodhur dhe që nuk ka ndodhur në vitin 1993, 1995, 2007 dhe 2008. Që t’i japë ngjyrë kësaj përralle pala e paditur i  injoron faktet, krijon ide të gabueshme, citon gabimisht dhe gabimisht prezanton palë të treta dhe i referohet fakteve historike të cilat arrijnë deri në shekullin 4 p.e.s. të cilat nuk kanë kurrfarë rëndësie për këtë rast”, tha Sends.

Me ngritjen e një spektri pyetjesh për involvimin e kësaj Gjykate në çështje politike, si dhe me të tjera teknike, sipas Sendsit, pala greke ka për qëllim ta bind Gjykatën në atë që vlerëson se është “lajmi kryesor në gazetat” se Greqia nuk ka kundërshtuar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Duket se një titull i këtillë do të jetë i pakuptimtë”, tha Sends.

Ai i kontestoi edhe gjoja dëshmitë për “iredentizëm”, si dhe se aplikuesi është kanosje për tensionet territoriale të palës së paditur.

“Maqedonia në vitin 1992 hoqi dorë nga çfarëdo tensionesh territoriale kundër cilit do shtet fqinj”, theksoi Sends duke treguar deklaratat e shtetit dhe liderëve të saj të cilët e dëshmojnë këtë.

Në përgjigjen e Maqedonisë të ekspozuar në mbi 200 faqe, qartë nënvizohet se moszgjidhja e dallimeve rreth kontestit për emrin nuk i lejon Greqisë të kundërshtojë për zbatimin e nenit 11.

Në lidhje me kontestimin grek të jurisdiksionit, në mënyrë të argumentuar do të konfirmojnë se Gjykata në Hagë ka jurisdiksion të vendos për padinë pasi që kjo nuk ka të bëjë me nenin 5 nga Marrëveshja e kohore. Gjithashtu, do të konkretizojnë edhe se jurisdiksioni i tij nuk është përjashtuar as nga neni 22, pasi që kontesti ka të bëjë me sjelljen e Greqisë, e jo të NATO-s dhe vendeve anëtare. Në argumentimin e përgjigjes së saj të kundërargumenteve greke, ekipi i Maqedonisë, ndër të tjerash, do të shfrytëzojë deklarata të përfaqësuesve zyrtarë të Athinës, shkrime nga shtypi botëror dhe deklarata zyrtare të përfaqësuesve të NATO-s, si dhe dokumente të Aleancës.

Aplikacionin para GJND-së kundër Greqisë, Maqedonia e parashtroi në nëntor të vitit 2008, disa muaj pas Samitit të NATO-s në Bukuresht.