Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 15:55

Shkup- Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë do të bëjë publike nesër aktvendimin e padisë që ngriti Maqedonia kundër Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së përkohshme bilaterale të vitit 1995, me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Buluresht në vitin 2008. Në paraqitjen e aktvendimit do të jenë të pranishëm ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili e përfaqëson Republikën e Maqedonisë në proces, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki në cilësinë e bashkëpërfaqësuesit, dhe ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës, Nikolla Dimitrov.

Në ekipin që e përfaqëson Maqedoninë para GJND-së janë edhe katër profesorë të së drejtës nga Londra, Uashingtoni, Brukseli dhe Sorbona, si dhe dy kolegë të tyre nga Fakulteti i Drejtësisë pranë UCM-së. Maqedonia, siç theksuan përfaqësuesit e saj ligjor gjatë procesit në Hagë, kërkuan nga Gjykata të përcaktojë se në Smaitin në Bukuresht në prill të vitit 2008 Greqia shkeli nenin 11 të Marrëveshjes kohore, përkatësisht se është ankuar ndaj ftesës për Republikën e Maqedonisë prë anëtarësim në Aleancë në kushte kur do t’i drejtohen nën reeferencën e prëkohshme.

Nga Gjykata kërkohet që Athinës t’i urdhërohet që t’i respektojë obligimet e veta të parapara me Marrëveshjen e përkohshme dhe të mos e bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizata ndërkombëtare. Athina ndërkaq, e bazoi mbrojtjen në atë se në Samitin në Bukuresht nuk ka pasur veto, por konsensus ndërmjet vendeve-anëtare që pranimi i Maqedonisë në NATO të shtyhet deri në zgjidhjen e kontestit prë emrin. Pala greke, gjithashtu kërkoi nga Gjykata që të deklarohet si jokompetente për zgjidhjn e këtij rasti. Përfaqësues të palës greke para Gjykatës janë ambasadori i Greqisë në Holandë, Jorgos Savaides dhe Maria Telalian, këshilltare juridike në Minsitrinë greke të Punëve të jashtme.

Në ekipin grek janë edhe disa profesorë të huaj. Gjykatën, e cila vendosë rreth ankesës së Maqedonisë, e përbëjnë 15 gjykatës nga e tërë bota dhe në të nuk ka gjykatës nga Maqedonia dhe nga Greqia. Të dyja palët në kontest kanë emëruar nga një ad-hok gjykatës. Palën e Maqedonisë e përfaqëson gjykatësi nga Kroacia, Budisllav Vukas, ndërsa gjykatësi ad-hok grek është profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin në Athinë, Emanuil Rukunas. Aplikacionin para Gjykatës ndërkombërtare të drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e parashtroi në nëntor të vitit 2008, disa muaj pas samitit të NATO-s në Bukuresht. Pasuan dy parashtrime të mëdha me shkrim, përkatësisht memorandume, ndaj të cilave pala greke paraqiti memorandum – përgjigje. Gjykata u tërhoq për të vendosur rreth padissë pas debatit gojor që u mbajt në muajin mars të këtij viti.

Pas prezantimit të argumenteve të Maqedonisë dhe kundërpërgjigjes greke, gjykatësi Benuna, njëri nga 15 gjykuesit, i parashtroi pyetje plotësuese palës greke cili ishte pozicioni e paraqitur i Greqisë në kontaktet me vendet e tjera anëtare, lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë në periudhën para dhe në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Maqedonia nuk mori pyetje plotësuese. Aktvendimet e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obligative për vendet-anëtare të KB-së, përkatësisht për palët në kontest dhe në përqindje të madhe ato respektohen. (LajmeShqip.com)