Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 11:41

Hagë – Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sot dhe nesër Republika e Maqedonisë do t’i prezantojë kundërargumentet e saj në kuadër të debatit publik për debatin nga Republika e Maqedonisë se Athina e ka shkelur Marrëveshjen kohore të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 1995, me atë që e bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Bukuresht. 

Ekipin grek do ta kryesojnë këshilltarja e parë në MPJ-në e Greqisë Maria Telalian, ambasadori në Holandë Jorgos Savaidisi, ndërsa kundërargumentet do t’i elaborojnë disa profesorë të huaj. Gjykatësi grek ad hok është profesori i të drejtës ndërkombëtare në universitetin nga Athina Emanuil Rukunas.

Sipas shkresave me shkrim të Athinës të cilat janë publikuar në ueb faqen e Gjyqit, pala greke mbrojtjen e saj e mbështet në kundërakuzimin se Maqedonia është ajo që e ka shkelur Marrëveshjen kohore. Dëshminë kyçe që do ta prezantojnë para 15 gjykatësve është se vendimi i i Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008  njëzëri është miratuar dhe për këtë arsye Gjyqi duhet të shpallet për jokompetent për lëndën.

Ekipi i juristëve të Maqedonisë të cilët të hënën dhe të martën i prezantuan argumentet e tyre theksuan se Greqia e shkeli Marrëveshjen kohore të vitit 1995. Edhe kundërargumentet e saj me të cilat e mohon janë të pabaza. Për këtë arsye, theksuan, Gjyqi duhet të miratojë aktgjykim me të cilën do ta konfirmoj këtë dhe do t’i urdhërojë Greqisë që menjëherë t’i ndërmerr të gjitha hapat e nevojshme për respektimin e obligimeve nga neni 11, gjegjësisht të mos e pengojë aplikimin e Maqedonisë për anëtarësim në NATO pasi do të ripërtërihet.

Profesori Pjer Klain nga Universiteti “Libre” në Bruksel, në fjalimin e tij nënvizoi se nuk mbajnë argumentet e Greqisë sipas të cilave lëndë e këtij rasti është vendimi i Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

Me prezantimin e nesërm të Greqisë do të përfundojë faza e parë e debatit gojor nga procesi në GJND i cili do të zgjasë deri më 30 mars. Në fazën e dytë më 28 mars ekipi që do ta prezantojë Maqedoninë do të ketë mundësi t’u përgjigjet gojarisht në mbrojtjen e Greqisë, ndërsa debati publik do të përfundojë më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke.

Gjykata do të vendos për ankesën pas përfundimit të ballafaqimit me gojë, gjegjësisht pas 30 marsit, ndërsa aktgjykimi pritet të miratohet para ose pas pushimeve verore, më së voni deri në vjeshtë. Aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obliguese për vendet-anëtare të KB-së, gjegjësisht për palët në kontest.

Aplikacionin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e dorëzoi në nëntor të vitit 2008 me ç’rast pasuan dy parashtresa të mëdha me shkrim gjegjësisht memorandume nga 20 qershori i vitit 2009 dhe 9 qershori i vitit 2010. Pala greke madje, u bashkangjiti memorandume – përgjigje parashtresave të Maqedonisë edhe atë më 20 janar të vitit 2010 dhe më 27 tetor të vitit të njëjtë.