Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 12:24

Hagë – Shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e tre myslimanëve pas rënies së Srebrenicës gjatë luftës në Bosnjë në periudhën e vitit 1992-1995, vendosi sot Gjykata e Apelit holandez.

“Gjykata vendosi se Holanda është përgjegjëse për vdekjen e tre burrave, pasi që ushtarët holandez nga misioni i KB-së nuk është dashur të dorëzohen”, deklaroi zëdhënësi i gjykatës në Hagë.

Paqëruajtësit holandez ishin përgjegjës për shpalljen nga KB-ja “zonë e lirë” Srebrenicën në korrik të vitit 1995, kur forcat boshnjako – serbe e morën enklavën dhe më vonë i vranë 8.000 myslimanët.

Autoritetet holandeze, të cilët në vitet e fundit ishin të akuzuar në disa procese gjyqësore në lidhje me vrasjen, vazhdimisht pohojnë se ushtarët holandez kanë qenë të lënë pas dore nga KB-ja, të cilët nuk u kanë siguruar mbrojtje nga ajri.