Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 11:09

Londër- Regjimi i presidentit sirian Bashar al Asad është pa rrugëdalje, por vetëm sirianët mund të bëjnë ndryshime, që është më mirë sesa intervenim i i jashtëm, deklaroi presidenti turk për gazetën britanike “Gradian”.

Refuzimi i presidentit Asad që ta zbatojë planin për dalje nga kriza, të propozuar nga Liga Aarabe, negociatat ndërkombëtare i bëri të pamundshme, tha Gyl.

“Tani me të vërtetë është shumë vonë për negocoata ndërkombëtare. Bashar al Asad, duket, ka zgjedhur një rrugë të ndryshme. Dhe thënë me nder, tashmë nuk kemi besim në atë, “tha mbrëmë presidenti turl për “Gardian”, para vizitës së tij në Britani të Madhe.

Gjyl i bëri thirrje aleatit të dikurshëm Asadit të tërhiqet nga pushteti pa dhunë dhe nënvizoi se duhet të bëhet gjthçka që është e mundur që mos lejohet luftë qytetare.

Presidenti, përveç asaj, paralajmrëoi se nuk është mirë të ndërmerret intervenim ushtarak kundër Iranit dhe rekomandaoi që Perëndimi dhe Irani të zbatojnë dialog të ndershëm dhe transparent që ta shmangin konfliktin.