Lajme Shqip Sunday, 04 March 2012 12:53

Konakri– Së paku 50 vetë kanë humbur jetën dhe 27 janë plagosur në një aksident trafiku në lindje të  Guinesë, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas dëshmitarëve okularë, kamioni që ka udhëtuar nga Moribadu për në Bejli, me shpejtësi të madhe ka dalë nga rruga për shkak të defektit të frenave.

Të plagosurit janë dërguar në spital në qytetin Bejli.

Deri tani 46 trupa janë nxjerrë nga humnera, ndërsa katër njerëz kanë vdekur rrugës për në spital. Të gjithë 27 të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë në spital në Bejli.