Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 14:51

Tel Aviv – Izraeli po e modernizon armën e saj bërthamore, publikoi sot gazeta britanike “Guardian”.

Shteti hebraik po i rrit rrezet e veprimit të raketës tokë-tokë nga tipi Jerihon 3, me qëllim që t’i kenë karakteristikat e njejta si raketat transkontinentale. Rrezja e veprimit e këtyre raketave është mbi 8.000 kilometra.

“Izraeli synon t’i mondernizojë raketat e saj kryqëzuese që të mund të lansohen nga nëndetëse. Izraeli për momentin ka tre nëndetëse por edhe dy po përpunohen në Gjermani, ndërsa negociohet edhe për nëndetëse të tretë”, thekson “Guardian”.