Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:13

Shkup Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dërgoi urime deri te pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë me rastin e festës së 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.

“Gjuha gjithmonë ka qenë mjeti kryesor për komunikim, mes njerëzve, kultivues i traditës dhe mbrojtës i identitetit. Alfabeti nga ana e tij është pjesë e pandashme nga gjuha, e cila siguron rrëfim të tij grafik dhe publikim të tij në opinion. Pikërisht, për këtë, vetë akti i krijimit të alfabetit është akt, i cili ka rëndësi të madhe civilizuese për çdo popull, për çdo kulturë dhe veçori identiteti në ditët e sotme”, thuhet në urimin e kryeministrit Gruevski.

Nga ky këndvështrim, nënvizohet, Dita e krijimit të alfabetit të gjuhës shqipe sot festohet nga komuniteti etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë.

Në shoqërinë tonë, thuhet në urim, gjuhët gjithmonë kanë qenë urë e bashkimit, si në histori, ashtu edhe sot kur alfabeti dhe gjuha shqipe  janë pjesë e pandarë e llojllojshmërisë gjuhësore dhe pasurisë shpirtërore të Republikës së Maqedonisë.

“E drejta jonë, nderi dhe detyrimi, është që llojllojshmërinë e këtillë ta resektojmë, kultivojmë dhe festojmë”, qëndron në urimin e kryeministrit Gruevski me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.