Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 08:00

Shkup – Kryeministri Nikolla Gruevski ua uroi qytetarëve festën e madhe ortodokse “Falja” dhe kërkoi ta falin ata të cilët mendojnë se u ka gabuar diçka.

Gjatë vizitës së kishës “Shën Klimenti i Ohrit” kryeministri kërkoi që ta falin të gjithë ata të cilëve u ka gabuar diçka dhe për shkak të ndonjë veprimit të tij padashje ose nga vlerësimet e gabuara në ndonjë moment të caktuar u ka shkaktuar dhembje, brengosje ose padrejtësi.

“Edhe pse jam i vetëdijshëm thellë në vete se punoj me qëllime të drejta, vlera, se dëshiroj të arrij më të mirën për të gjithë qytetarët dhe për mbarë shtetin. Megjithatë njeriu i cili punon shumë vihet në situatë të sjell edhe vendime të shpejta, një numër të madh vendimesh dinamike dhe nuk mund të mos gabojë. Kështu që nga ky aspekt dëshiroj secilit që i kam gabuar diçka t’i kërkoj të falur”, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka diçka të re rreth raportit i cili është në procedurë qeveritare për vdekjen e presidentit Boris Trajkovski, nga vdekja e së cilit sot bëhen tetë vjet, kryeministri tha se materialin janë duke e shqyrtuar komisionet qeveritare dhe se së shpejti do të jetë në seancën e Qeverisë. (LajmeShqip.com)