Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 08:45

Shkup-Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski tha se Greqia ka refuzuar përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, e cila ka bllokuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimit në NATO.

Gruevski tha se udhëheqësi konservator grek Antonis Samaras – i cili është në qeverinë e re greke të drejtuar nga kryeministri Papademos Lukas – ka refuzuar të takohet me të për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për kontestin e vazhdueshëm rreth emrit të Maqedonisë.

Greqia pretendon se përdorimi i emrit “Maqedoni” sugjeron një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër. Ajo ka penguar Maqedoninë të hyjë në NATO dhe të fillojë bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian.