Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 19:30

Shkup – Është i qartë qëllimi se në këtë periudhë Greqia nuk dëshiron marrëveshje konkrete me Maqedoninë, e cila do të na zhbllokonte, por se dëshiron të blejë kohë dhe të paraqitet konstruktive, ndërsa ne jemi të fortët që e pamundësojnë zgjidhjen e mundshme. Atë e bënë një periudhë me sukses, ndërsa tani në mënyrë të tejdukshme.

Kjo nuk do të zgjasë në pafundësi dhe do t’i kthehet si bumerang, tha kryeminsitri Nikolla Gruevski, duke e vlerësuar politikën që Greqia po e zhvillon në kontestin për emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Sipas kryeministrit, Greqia po i përdorë të gjitha mekanizmat në mënyrë që politika e saj të kalojë pa dënim, duke e përfshirë edhe gjendjen e vet financiare dhe se prë shkak të bankrotit të mundshëm nuk do të marrë presione shtesë.

Konfirmim se Greqia dëshiron vetëm të blejë kohë, sipas shefit të Qeverisë, është edhe raporti i atij vendi ndaj ndërmjetësit Nimic, i cili po përballet me problemin për t’i vizituar të dy vendet, sepse Greqia ka mbi një vit që nuk i jep pajtueshmëri se do të pritet nga dikush.

Kryeministri shtoi se politika e tillë tani për tani në njëfarë mënyre dhe nga shkaqe të ndryshme, siç tha – ndoshta pa vullnet apo jo me gëzim dhe mbështetje të madhe, është toleruar nga komuniteti ndërkombëtar apo nga forcat e saja kryesore.

“Sipas të gjitha gjasave kanë aarsye përse e bëjnë këtë, disa prej tyre mund t’i supozojmë, disa i dinë vetë ata, por një e di – se sjellja e këtillë jokorrekte dhe joparimore, shkelja e këtillë e të drejtave dhe parimeve ndërkombëtare, që Greqia e bën, i shtyen edhe vendet e tjera anëatre të NATO-s ta bëjnë atë – të jenë në gjendje të palakmueshme të na flasin se nuk është në pyetje vetëm e drejta, por edhe vendime politike, kur e dinë mirë se vendimi politik nuk mund të jetë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Mundem vetëm të them se ajo politikë e Greqisë një ditë do t’i kthehet si bumerang dhe kjo nuk mund të zgjasë pa fund”, theksoi Gruevski në deklaratën për mediumet pas inaugurimit të dy laboratoreve të reja në Fakultetin e Maqinerisë në Shkup. (LajmeShqip.com)