Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 15:29

Gjevgjeli – Disa mediume dje publikuan se kam qenë i befasuar që Branko Cërvenkovski ka pranuar të vijë sonte në takimin e liderëve te presidenti Gjorge Ivanov. Nuk jam i befasuar nga çfarëdo që të bëjë ai dhe nuk do të jem i befasuar, potencoi kryeministri Nikolla Gruevski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se cilat janë pritjet e tij nga takimi i liderëve i cili duhet të mbahet në vilën presidenciale “Vodno”, ndërsa në të cilën pjesëmarrjen e konfirmuar edhe kryetarët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, BDI-së Ali Ahmeti dhe i Demokracisë së Re Imer Selmani.

“Pyetja është se çka sonte do të ndodh dhe se nëse Cërvenkovski do të vijë i koordinuar me Selmanin që të bëjnë obstruksion që të mos ndodhin zgjedhje të parakohshme, të shpikin mënyra siç e bënte këtë kur dhjetë orë torturoheshim ta bindim duke i pranuar gjithçka që të vijë në zgjedhje. Vallë kjo sërish do të ndodh ose ndoshta do të gjejmë mënyra se si t’i zgjidhim punët dhe të përfundohen zgjedhjet e parakohshme do të shohim sonte se çfarë saktë do të ndodh”, deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas vizitës së tij në komunat Vallandovë dhe Gjevgjeli.

Me kërkesën e gazetarëve që ta komentojë sondazhin e Institutit “Pavel Shatev” për bojkotin e zgjedhjeve, Gruevski tha se ky sondazh duhet ta brengosë LSDM-në dhe Cërvenkovskin për shkak se nga ajo duket se qytetarët nuk e aprovojnë atë që e bën LSDM-ja dhe obstruksionet që i bën me bojkotin e Parlamentit, shmangien e zgjedhjeve të parakohshme, as madje konsiderojnë se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Kjo anktetë në realitet e tregon gjendjen reale gjegjësisht mendimin e qytetarëve të cilën unë e shoh përmes lëvizjeve të përditshme në terren. Do të ishte mirë ta lexojë Branko Cërvenkovski dhe të mendojë çfarë do të bëjë më tej dhe të ndërpresë që ta bëjë shtetin peng të karrierës së tij politike duke e bërë edhe partinë e tij peng të karrierës së tij. Ne do t’i japim fund kësaj bërje dëm të Republikës së Maqedonisë me zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Gruevski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ekonomia do të jetë prioritet edhe në periudhën e ardhshme, Gruevski decid se edhe në programin e ri të cilën e harton VMRO-DPMNE për katër vitet e ardhshme ekonomia mbetet prioritet numër një.