Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 18:43

Shkup – Kryeministri Nikolla Gruevski intervistën e liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski në lajmet e televizionit A1 e vlerësoi si formë pa thelb.

ku edhe vet garonte që sa më poshtë ta akuzojë kundërshtarin, e me këtë rast të mos ofrojë kurrëfarë programi. Dëgjuam se ka ndërtuar fabrika, do ta ushqejë popullin. Paramendoni Brankoja do ta ushqejë popullin. Ja edhe këtë e dëgjuam tani. Zgjedhjet e kaluara premtoi nga një punësim në familje, e tani do ta ushqejë popullin. Unë i bëj vetes pyetjen pse nuk e ka ushqyer kur ishte kryeministër disa herë, pse nuk ndërtoi fabrika, pse nuk ndërtoi sende të tjera, mua nuk më kujtohet një punë që e ka ndërtuar. As fabrika, as teatro, as që e ka ushqyer popullin, asnjë punësim, as muze nuk ndërtoi, asgjë”, tha Gruevski mes të tjerash, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas mbjedhjes së fidaneve në Vodno, në kuadër të aksionit për pyllëzimin e Republikës së Maqedonisë – Dita e drurit.

Lidhur me kritikën e Cërvenkovskit se pushteti kryen presion mbi lirinë e mediumeve, ai u përgjigj se Cërvenkovski është njeri i cili disa mediave veçmë i shndërroi në partiake, përveç televizionit ku ishte të mërkurën, ndërsa paraqitet çdo javë dhe uzurpon nga gjysmë orë në lajme. “Ai është njeri i cili i ofendon televizionet e tjera, i etiketon, ndërsa vetëm ato që e pranojnë çdo javë nga gjysëm ore në lajme, i përmend si të lira dhe demokratike”, tha mes të tjerash kryeministri Nikolla Gruevski.

Një ditë më parë lideri i LSDM-së Cërvenkovski ka thënë se nëse ka edhe një listë të falsifikuar zgjedhore, Tunzia dhe Egjipti do të jenë të ngushtë për kryeministrin Gruevski. Sipas tij, qeveria asnjëherë nuk ka dalë nga fushata e përbaltur dhe se nga dita e parë e qeverisjes, ai ka qenë mekanizmi kryesor.