Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 19:14

Shkup – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikolla Greuvski sot realizoi takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për marrëdhënie politike dhe politikë të sigurisë, Dirk Brengelman.

Në takim u bisedua për disa çështje me interes reciprok të Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s.

Anëtarësimi i plotëfuqishëm i Republikës së Maqedonisë në NATO, theksoi kryeministri Greuvski, mbetet një nga prioritetet më të larta të politikës së jashtme të vendeve dhe përcaktim strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë Gruevski e theksoi edhe përcaktimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë, përmes reformave dhe kontributit në misionin e NATO-s, të sillet si një partner i plotëfuqishëm midis vendeve anëtare të Aleancës, duke i ndarë dhe i ruajtur vlerat dhe përgjegjësitë e përbashkëta.

Ai theksoi se  Republika e Maqedonisë është inkuadruar aktivisht në procesin për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme reciproke për kontestin për emrin me Republikën e Greqisë, që zhvillohet nën patronazh të KB-së.

Në takim u bisedua edhe për kontributin konkret të vendit në misionet ndërkombëtare, ku kryeministri Gruevski tha se vitin e kaluar Republika e Maqedonisë e ka rritur pjesëmarrjen e saj ushtarake në Afganistan me 80 oficerë të cilët ndihmuan në trajnimin e forcave afgane të sigurisë, se momentalisht në misionin ISAF shteti merr pjesë me 163 oficerë si dhe atë se në gjysmën e dytë të vitit 2011 planifikohet që të dërgohen njësi plotësuese të ARM-së në Afganistan misioni i të cilave do të jetë trajnim i policisë ushtarake afgane.

Ndihmëssekretari i përgjitshëm i NATO-s është takuar sot edhe më zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit maqedon.