Lajme Shqip Sunday, 10 April 2011 09:44

Ohër – Në gjysmën e dytë të këtij viti në Maqedoni do të mbahet konferencë në nivel të lartë, kushtuar perspektivave ekonomike, si dhe për mënyrat për mbështetje konkrete të zhvillimti të ekonomisë së Maqedonisë, paralajmëroi sot në Ohër kryetari i Komisionti Evropian, Zhoze Manuel Baroso, pas takimt me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Për mënyrat se si BE-ja mund të ndihmojë ekonominë e Maqedonisë, Baroso përkujtoi se axhendat ekonomike të Unionit, janë të orientuara pikërisht për përmirësimin e sferës ekonomike.

“Këtu është axhenda “Evropa 20/20. Besojmë se disa nga parimet në pajtim me axhendën mund të implementohen edhe me vendet-kandidate, madje edhe para se të bëhen anëtare të plotëfuqishme të Unionit. Mbledhja jonë nuk ka përfunduar, jam i sigurt se në drekën e ardhshme të punës do të diskutojmë më shumë për çështjet ekonomike, për të cilat di se janë me rëndësi kyçe për qytetarët tuaj”, tha Baroso.

Kryeministri Gruevski në lidhje me situatën ekonomike e ka njoftuar kryetarin e KE-së se efektet nga kriza ekonomike botërore në ekonominë e Maqedonisë bëjnë lëshime në mënyrë të dukshme, si dhe për masat dhe politikat që Qeveria i ka ndërmarrë, ndërsa të cilat me sukses ndikonin për parandalimin e thellimit të krizës.