Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 19:56

Shkup – Qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore do të bëjnë përpjekje maksimale për atmosferë të pastër, korrekte dhe demokratike në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të fillimit të punimeve ndërtimore, në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Duke dhënë vlerësim të përgjithshëm për zgjedhjet, Gruevski theksoi se VMRO-DPMNE-së, si parti politike e cila e ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve nuk i duhen parregullsi.

Sipas tij, është e qartë se LSDM-ja disa herë ka tentuar të bëjë hapa me të cilat do të krijojnë atmosferë se do të ketë parregullsi në zgjedhje, se do të ketë momente të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë për shpalljen e zgjedhjeve si joligjore, ilegale, jo të lira, jo demokratike,…

“Dua t’i porosis, ndërsa edhe institucionet reaguan siç ishte rasti me mishin me afat të skaduar se ne nuk do të lejojmë një gjë të këtillë. Jemi të vetëdijshëm se ky është tregimi i fundit i Branko Cërvenkovskit me të cilin dëshiron largimin e tij ta tregojë jo si dështim, por si fitore të pafituar për shkak të ndonjë ambienti jodemokratik. Mendoj se madje edhe mbështetësit e tij e kanë të qartë, ne nuk do ta lejojmë atë”, deklaroi kryetari i Qeverisë.

I pyetur për gjoja “presionet” e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së mbi administratën për sigurimin e votuesve në zgjedhje, ai theksoi se askush nuk guxon ta shkelë Ligjin.

“Atë që ne e porosisim si parti, si Qeveri, si institucion është se askush nuk guxon ta shkel Ligjin në asnjë pjesë, as nga presionet e ndryshme, madje edhe nëse është anëtar i VMRO-DPMNe-së, i LSDM-së ose është anëtar i ciliësdo parti ose nuk është anëtar i asnjë partie, ai nuk ka të drejtë ta shkelë Ligjin dhe ne nuk do ta lejojmë atë. Nëse ndonjë gjë e tillë ndodh do të sanksionohet në mënyrë përkatëse”, tha Gruevski.

Kryetari i Qeverisë theksoi se deri më tani nuk ka pasur personalitete, as nga VMRO-DPMNE, as nga partitë e tjera për të cilët janë siguruar dëshmi, duke shtuar se për ata për të cilët ka dëshmi gjyqësore kuptohet se do të dalin para gjykatës nëse ekzistojnë të këtillë.

Në pyetjen për vdekjen e dy punëtorëve në objektet të cilat po ndërtohen rreth skelës së lumit Vardar, ai shprehu keqardhje për jetët e humbura dhe tha se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij të hetohet arsyeja se pse ka ndodhur kjo gjë dhe të dënohen fajtorët nëse ekzistojnë, nëse nuk ka qenë vetëm gabim i personit i cili është gjetur në situatë të këtillë dhe i cili ka humbur jetën.