Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 17:00

Fagilyu Mukhametzyanov zgjohet nga tё qarat e njerёzve tё saj teksa rrinte e shtrirё nё arkivol tё hapur. Gruaja 49-vjeçare ka filluar tё ulёrij e tmerruar kur kuptoi se ata po e varrosnin tё gjallё.

Atё e kthyen menjёherё nё spital, ku mё parё doktorёt e kishin deklaruar tё vdekur nga njё atak nё zemёr.

Burri i saj i shkatёrruar shpirtёrisht ka thёnё: “Sytё e saj filluan tё pёrpёliteshin dhe ne nxituam menjёherё pёr nё spital. Por ajo jetoi vetёm 12 minuta dhe pastaj u largua sёrish nga kjo botё, por kёtё herё pёr gjithmonё. Kёsaj here, vёrtetё vdiq nga njё atak nё zemёr.”

Ndёr tё tjera ai ka thёnё: “Jam shumё i zemёruar dhe dua njё pёrgjigje. Ajo nuk ishte e vdekur kur e deklaruan tё tillё! Ata mund ta kishin shpёtuar atё!”

Njё zёdhёnёs i spitalit nё Kazan tё Rusisё ka thёnё se ndёrkohё po bёhen hetime. (LajmeShqip.com)