Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 08:20

Gruaja e politikanit kinez, Bo Xilai është arrestuar në lidhje se dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e një shtetasi britanik.

Gu Kailai është “transferuar tek autoritetet gjyqësore”, si pjesë e një hetimi për vdekjen e biznesmenit Neil Heywood, tha agjencia e lajmeve shtetërore Xinhua.

Burri i saj Bo Xilai, ish-shefi i partisë Chongqing, u zhvesh para pak javësh nga postet kyçe në Partinë Komuniste që është në qeveri. Ai ishte një nga politikanët më të popullarizuar të Kinës.

Lajmi se gruaja e tij tani është një e dyshuar në një hetim për vrasje, intensifikon edhe më tej thashethemet rreth e rrotull tij.

Bo, 62 vjeç, pësoi një rënie spektakolare nga postet muajin e kaluar, kur ai u shkarkua si shef i partisë në Chongqing.