Lajme Shqip Tuesday, 05 March 2013 18:12

ROMË Beppe Grillo përjashtoi sot perspektivën që Lëvizja 5 Yjet të mbështesë një qeveri teknokrate për të kapërcyer pikën e bllokimit politik pasi zgjedhjet e javës së kaluar në Itali nuk nxorën një fitues të qartë. 

”Lëvizja M5S nuk do to votojë për një qeveri teknokrate, nuk jam shprehur kurrë se do ta bënim këtë”, shkruante ish-komediani në blogun e tij.

Grillo po ashtu kritikoi performacën e qeverisë teknokrate të kryeministrit në detyrë Mario Monti, që ndër të tjera, ndryshoi ligjet e punës në Itali që t’i lehtësonte rrugën kompanive për të pushuar punonjësit.

”Qeveria Monti ka qenë më politikja se cilado e një periudhe post-politike”, deklaronte ai.

”Më parë askush nuk i kishte vënë në dyshim Nenin 18 të statutit të punës 1970, që mbron punonjësit”, theksonte ai.(LajmeShqip.com)