Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 10:01

Frankfurt- Të punësuarit në aeroportin e Frankfurtit sot filluan grevë njëditore që solli deri në kolaps dhe anulim të 223 fluturimeve, si dhe riorientim të rreth 70 fluturimeve paraprakisht të planifikuara në aeroportet tjera në Gjermani, kumtoi zëdhënësi i aeroportit.

Kompania ajrore gjermane “Lufthanza”, e cila mban më shumë se gjysmën e fluturimeve të aeroportit në Frankfurt, anuloi rreth 200 flurime hyrëse dhe dalëse në qarkullimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, përveç fluturimeve interkontinentale të cilat janë të gjitha sot në program.

Ndërprerja e punës e aeroportit më të madh evropian filloi mbrëmë në orën 4 dhe do të zgjasë në 24 orët e ardhshme.

Sindikatat kërkojnë rritje të pagave për 25 deri në 50 për qind në varësi prej gatishmërisë profesionale, si dhe rritje të bonusit dhe ulje të kohës së punës.

Kjo është greva e tretë e aeroportit të Frankfurtit në më pak se një javë. Të enjten për shkak të ndërprerjes së punës janë anuluar 172 fluturime, ndërsa të premten 280, pjesa më e madhe të “Lufthanzas”.

Sindikatat këtë herë vendosën për grevë për shkak të kontestit me drejtorin e aeroportit rreth pagave dhe kushteve të punës për rreth 200 anëtarët e personelit të aeroportit. Aeroporti i Frankfurtit, me rreth 1.300 fluturime në ditë, është i treti për nga qarkullimi në Evropë pas atij të Londrës “Hithrou” dhe të Parisit “Sharl de Gol”. (LajmeShqip.com)