Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 10:32

Shkup – Qarkullimi i mallrave në të gjitha kalimet kufitare me Greqinë është ndërprerë plotësisht për shkak të grevës dyditore të doganierëve grekë që filloi sot në mëngjes në orën gjashtë.

Gjatë grevës të tre kalimet kufitare (Bogorodicë, Dojrani i Vjetër) dhe Mexhitli) në çdo dy orë do të lëshojnë hyrjen dhe daljen e automjeteve me udhëtarë dhe të autobusëve.

Greva e drejtorisë doganore, sipas paralajmërimeve, do të zgjatë deri të shtunën në orën gjashtë.

Sipas Lidhjes auto-moto në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia. (LajmeShqip.com)