Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 14:30

Athinë- Qeveria greke duhet të zbatojë masa ekonomike shtesë në vlerë prej 4,5 miliardë euro që të dakordohet marrëveshje e re për kredi me Bashkimin Evropian dhe Fondin Ndërkombëtar Monetar, kumtoi Ministria greke e financave.

Ministria theksoi se gjatë negociatave të cilat për momentin po udhëhiqen me treshen e kreditorëve ndërkombëtarë, BE, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN po shqyrtohen edhe masa të reja ekonomike me vlerë prej 4,5 miliardë euro (rreth dy për qind të Bruto prodhimit vendor), me të cilat duhet të kompensohet realizimi i qëllimeve financiare, të përmbajtur në buxhetin shtetëror për vitin e kaluar.

Masat do të përfshihen në memorandumin, i cili duhet të prezantohet para ministrave të Financave nga eurozona në takim në kuadër të Eurogrupit, të hënën më 6 shkurt.

Restrikcionet e kërkuara janë kusht për finalizimin e marrëveshjes për këmbimin e obligacioneve me kreditorët privat për shlyerjen e një pjese të borxhit grek, ndërsa gjithashtu edhe për lëshimin e pakos së dytë të ndihmës kreditore për Greqinë në vlerë prej 130 miliardë euro.

Ministri i Financave, Evangelos Venizelos deklaroi se paraprijnë disa formalitete deri në kontraktimin e marrëveshjes për këmbimin e obligacioneve lidhur me borxhin grek. Gjatë këmbimit të obligacioneve të vjetra me të reja do të shlyhen rreth njëqind miliardë euro nga borxhi i Greqisë.

Venizelos theksoi se negociatat me treshen për marrëveshje të re kreditore, e cila lidhet me negociatat për planin për shlyerjen e borxhit grek, duhet të përfundojnë deri nga fundi i javës. (LajmeShqip.com)