Lajme Shqip Saturday, 19 March 2011 16:37

Athinë – Greqia i bëri thirrje mbrëmë Turqisë t’i ndërpresë planet për ndërtim të centraleve bërthamore pasi që Athina zyrtare publikoi se në 12 vitet e ardhshme planifikon të ndërtojë edhe tre fabrika të këtilla.

Presidenti grek Karolos Papulas dje deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të përzihet që të parandalojë “katastrofë në pragun e vet”. Krahas kësaj, zyra e kryeministrit Jorgos Papandreu njoftoi se kryetari i Qeverisë në bisedën telefonike me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan ka shfaqur kundërshtim ndaj planeve të Turqisë.

Ministri turk i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore Taner Jilldiz deklaroi se Turqia deri në vitin 2023 do të ndërtojë tre centrale bërthamore dhe përkujtoi se centrali i parë është planifikuar në provincën mesdhetare Mersin në lokacionin “Akuju” me pjesëmarrjen e Rusisë. Ndërtimi i bërthamores së dytë është planifikuar në provincën malazeze Sinop, ndërsa negociatat për realizimin e këtij projekti Turqia i zhvillon me kompanitë japoneze “TEPSO” dhe “Toshiba”.