Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 13:25

Shkup – “Një vend anëtar i BE-së, u përpoq ta rrëzojë Rezolutën e Parlamentit Evropian ose ta anulojë votimin e saj dhe ta devalvojë duke shfrytëzuar çështje kombëtare të ndjeshme”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Borçe Stamov me rastin e rezolutës së miratuar për Maqedoninë.

“I jemi falënderues Parlamentit Evropian, i cili edhe një herë e konfirmoi dhe riafirmoi rekomandimin për fillim urgjent të bisedimeve për anëtarësim të plotëfuqishëm të Maqedonisë në BE dhe për sugjerime për hapat e mëtutjeshëm në axhendën evropiane të vendit. Jemi koshientë se një vend-anëtar i BE-së, tentoi që ta prishë ose ta anulojë votimin për Rezolutën dhe ta devalvojë duke shfrytëzuar çështje kombëtare të ndjeshme. Por, si do që të jetë, 170 eurodeputetë e mbështetin amendamentin e Çarls Tanok dhe presim që ky numër në të ardhmen të rritet edhe ta pasqyrojë realitetin në Bashkimin Evropian në të cilin gjuha maqedonase është e barabartë me të gjithë të tjerat”, ka thënë Stamov. Ai me këtë rast ka përmendur se bëhet fjalë për, siç thotë, sabotim grek.

“Megjithatë, kjo është e qartë ky është sabotim grek. Edhe pse jemi mësuar t’i dëgjojmë eurodeputetët grekë si flasin për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane, dje ata e treguan fytyrën e tyre të vërtetë dhe edhe një herë mund të konkludojmë se hipokrizia është fjalë greke, por edhe praktikë greke”, ka thënë Stamov.