Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 09:48

Athinë  – Policia greke i përforcoi masat e sigurisë në vendet e lutjes të myslimanëve dhe objekte tjera ku mblidhen emigrantë, pas masakrës në Norvegji më 22 korrik.

Zëdhënësja e policisë greke deklaroi se mbikëqyrja e përforcuar e vendeve të tilla është angazhuar për shkak të rritjes së dhunës pas tragjedisë në Norvegji.

BE-ja paralajmëroi në takimin e jashtëzakonshëm javën e kaluar për rrezik nga përsëritja e sulmeve të ngjashme.

Kushtet në Greqi e rrisin besimin nga dukuritë përfundimtare djathtiste – ekonomia është në prag të kolapsit dhe statusi i padëshiruar në derën evropiane për emigrim ilegal. Vendi shpesh herë vuan nga sulmet ksenofobike nga ana e ekstremistëve djathtistë.

Nëntorin e kaluar lideri i një grupi neonacist fitoi vend në këshillin e qytetit të Athinës me 5,3 për qind nga votimet e votuesve.