Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 06:13

Athinë – Greqia mund ta kthejë borxhin me mjete, të cilat do të mund t’i mblidhte nga privatizimi, deklaroi ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, i cili theksoi se megjithatë kjo nuk është zgjidhje për të gjitha problemet e mëdha buxhetore dhe për dalje të vendit nga kriza financiare.

“Nëse mbledhim mjaft mjete nga privatizimi, mund ta kthejmë borxhin”, tha ministri, por u përmbajt të japë afat konkret për realizimin e kltij qëllimi.

Qëllimi i Qeverisë në Athinë është që deri në vitin 2015 të grumbullojë mjete në shumë prej 50 miliardë eurove nga privatizimi.

Papakonstantinu edhe një herë theksoi se është kundër mundësisë që Greqia ta ristrukturojë borxhin, duke cekur se kjo do të mund të çonte deri tek rritja e recesionit.