Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 13:15

Athinë – Autoritet greke, planifikojnë me procedurë urgjente, dëbimin nga vendi të mijëra emigrantëve ilegalë, publikoi gazeta athinase “Adezmeftos tipos”.

Gazeta vlerëson se masa e këtillë vjen në kohën kur autoritetet përballen me presioni e rritur të opinionit, e cila për rritjen drastike të kriminalitetet dhe humbjen e vendeve të punës të grekëve, para se gjithash i akuzon imigrantët e huaj.

Sipas Ministrisë greke të Punëve të Brendshme, kjo masë është në harmonizim me ligjshmërinë evropiane, e cila parashikon ekstradimin e të huajve të cilët ilegalisht qëndrojnë në ndonjë nga vendet anëtare të BE-së.

Për “ilegal”, do të konsiderohet  çdo shtetas i vendeit që nuk është anëtare e BE-së, qëndrimi i të cilës “nuk është në pajtim me kushtet  për hyrje në Greqi të parapara me kodin e Marrëveshjes shengen apo me kushte të tjera për hyrje, qëndrim dhe banim”.

Sipas vendimi të autoriteteve greke, imigrantët ilegal do të ekstradohen nga vendet të cilat vijnë, apo në shtetet nga të cilat kanë hyrë në territorin e Greqisë. Emigrantëve u lihet mundësia të ekstradohen edhe në vendet e treta, përderisa vullnetarisht dëshirojnë të largohen prej atje.

Greqia, kohë më parë kumtoi se gjatë vitit 2010, në vend kanë arritur rreth 128.000 emigrantë ilegal, që paraqet numrin më të madh  në cilin do qoftë vend anëtar të BE-së.