Athine – Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të ndryshme të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen drejtuesit e mjeteve të sherbimit publit,te autobuseve, tramvajit, trenave dhe disa pjeseve të metrose se kryeqytetit.
Gjithashtu spitalet do te punojne me personel sigurie. Unioni i Sindikatave te sektorit publik ka ndaluar punen per disa ore ne shenje solidarizimi me sindikatat e mjekeve dhe te nenpunesve spitalore.
Nderkohe vazhdojne greven e tyre per te nenten dite rrjesht punonjesit e kantiereve detare te Elevsines te cilet kane me shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do te ngelen te ankoruara ne porte per 48 ore rrjesht pasi marinaret kundershtojne reformat qeveritare ne kete sektor.
Ne greve 24 oreshe jane edhe nenpunesit e Sherbimit Elektrik Kombetar te vendit. Ndalime pune do te kete edhe ne shkollat e arsimit te mesem dhe te ulet.Ne protestat para ministrive perkatese dhe me pas para parlamentit vendin kryesor e zene thirrjet dhe parrullat ndaj masave shternguese dhe reformave qeveritare qe kane si synim reduktimin e pagave ,pensioneve dhe pushimet nga puna.
Te merkuren protestues militante te partise komuniste kane hyre me force ne zyrat e ministrit te Punes Janis Vrutsis dhe policia ka kryer me shume se 35 arrestime duke perdorur dhunen.
Pasi ka marre me shume se 46 miliardë euro ndihme nga kreditoret e huaj Athina zyrtare ka filluar me zell te madh te zbatoje reformat e kerkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshme te ardhurat, duke rritur taksat, ndersa papunesia ka shkuar ne mbi 26%. Masat kane gjetur ne menyre te herepashershme kundershtimin e sindikatave, ndaj dhe grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera te vendit.(LajmeShqip.com)