Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 15:37

Athinë – Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për shtetet nga Ballkani Perëndimor dhe se është e domosdoshme puna e përbashkët që e njëjta të ruhet, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme Grigoris Delavekuras.

Ai duke u përqëndruar në mundësinë për vendosjen e sërishme të regjimit të vizave për vendet nga Ballkani Perëndimor përmendi se “Greqia beson se liberalizimin i vizave për Ballkanin Perëndimor është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm, i cili iu mundëson njerëzve saktë të kuptojnë se cila është perspektiva e tyre dhe konfirmohet fakti i përkatësisë të familjes evropiane”.

“Për këtë arsye, Greqia e mbështet liberalizimin e regjimit të vizave dhe vazhdon të besojë se të gjithë duhet të punojmë që ta ruajmë liberalizimin…. Të gjitha shtetet duhet të ndërmarrin masat e domosdoshme dhe ta zbatojnë kontrollin e rreptë, procedurat specifike dhe parakushtet, që të shmangen keqpërdorimit potencial të regjimit azilantë në Evropë” përmendi Delavekuras.