Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 10:30

Athinë – Greqia është e kënaqur me rezultatet nga samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, në të cilin është arritur marrëveshje për ashpërsimin e disiplinës financiare për anëtaret e eurozonës, deklaroi dje kryeministri i Greqisë, Lukas Papadhimos.

“Vendimet e sotme të samitit paraqesin një hap para drejt koordinimit buxhetor dhe bashkimit të eurozonës. Sigurimi i disiplinës buxhetore do të ndalojë dukuri të ardhshme të deficiteve të pakontrolluara të cilat na futën në krizë,” tha Papadhimos në Tuinter.

Sipas tij, në muajin e ardhshëm vijojnë vendime edhe më të rëndësishme në këtë drejtim. Papadhimos theksoi se marrëveshja e 26 tetorit, e cila parashikon shlyerjen e një pjese të debisë greke dhe financimin e mëtejshëm të Athinës “nuk vihet në pikëpyetje”.