Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 11:13

Shkup – Para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, të hënën, do të fillojë debat publik për padinë e Republikës së Maqedonisë kundër Republikës së Greqisë për shkak të shkeljes së Marrëveshjes kohore të nënshkruar midis dy vendeve në vitin 1995.

Debati publik do të zgjasë deri më 30 mars, ndërsa do të zhvillohet në dy faza.

Në seancën e parë nesër dhe pasnesër argumentimin e tyre para gjykatësve do ta elaborojë pala e Maqedonisë, ndërsa më 24 dhe 25 mars kontra-argumentet do t’i kumtojnë përfaqësuesit grekë. Në fazën e dytë më 28 mars ekipi që do ta përfaqësojë Maqedoninë do të ketë mundësi të përgjigjet me gojë për mbrojtje nga Greqia, ndërsa debati publik do tëpërfundojë më 30 mars me fjalën përfundimtare të palës greke.

Republikën e Maqedonisë do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, ndërsa bashkëpërfaqësues është ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës Nikolla Dimitrov. Në ekipin që do ta përfaqësojë Maqedoninë para GJND-së janë edhe katër profesorë të së drejtës nga Londra, Uashingtoni, Brukseli dhe Sorbona, si dhe dy kolegë të tyre nga Fakulteti Juridik pranë UCDM-së.

Me aplikimin kërkohet që GJND-ja të konfirmojë se në Samitin në Bukuresht në prill të vitit 2008 Greqia e ka shkelur nenin 11 të Marrëveshjes kohore, gjegjësisht se ka kundërshtuar dërgimin e festës Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO në kushte kur do t’i drejtohen me referencën kohore.

Nga Gjyqi kërkohet edhe që ta urdhërojë Greqinë menjëherë t’i ndërmerr të gjitha hapet e nevojshëm në drejtim të respektimit të obligimeve të saj nga neni 11. Pala e Maqedonisë ka kërkuar që gjatë procesit Republika e Maqedonisë të kushtëzohet me referencën kohore në tërësi, e jo akronimi i saj që është në pajtim me Rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Gjykatën, e cila do të vendos për ankesën e Maqedonisë e përbëjnë 15 gjykatës nga e gjithë bota dhe në të nuk ka gjykatës nga Maqedonia dhe Greqia.

Të dyja palët në kontestin kanë emëruar nga një ad-hok gjykatës. Palën e Maqedonisë dp ta përfaqësojë gjykatësi nga Kroacia Budisllav Vukas. Në argumentimin e palës së Maqedonisë do të prezantohen mes tjerash edhe të gjithë deklaratat qasëse publike, letra, intervista dhe tekste të organeve shtetërore greke dhe personave të autorizuar në mediumet për të cilat konsiderohet se janë të dobishme dhe përdoruese.

Greqia, madje, sipas deklaratave të zëdhënësit të MPJ-së greke Grigoris Delavekuras, do t’i kundërshtojë argumentet e Maqedonisë në me kundërakuzimin se Shkupi e ka shkelur Marrëvehsjen kohore me, siç thotë, përdorimin e simboleve helene dhe se procesi juridik ka qenë politikisht i movituar.

Gjykata do të vendos për ankesën pas përfundimit të ballafaqimit me gojë, gjegjësisht pas 30 marsit, ndërsa aktgjykimi pritet të miratohet para ose pas pushimeve verore, më së voni deri në vjeshtë. Aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe obliguese për vendet-anëtare të KB-së, gjegjësisht për palët në kontest.

Aktgjykimi çfarëdo që të jetë Maqedonia do ta respektoj dhe përfaqësuesit e Maqedonisë nuk do ta prejudikonin para se të shqiptohet. Më e rëndësihmja është, theksojnë, që para Gjykatës të prezantohen argumentet e Maqedonisë dhe të gjitha faktet në bazë të së cilit pritet të miratohet vendim i drejtë. ky kontest, nënvizojnë, nuk i dedikohet kontestit politik Maqedoni-Greqi për emrin dhe Gjyqi nuk do të vendos për dallimin për emrin midis dy shteteve.

Procedura para Gjyqi dhe negociatat për tejkalimin e dallimeve rreth emrit janë procese të ndara dhe nuk lidhen. Nuk pritet që aktgjykimi të ndikojë ndaj pozicioneve negociuese të vendit për emrin, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të Maqedoni shumë herë vërejtën se Maqedonia edhe me dhe pa këtë padi do ta vazhdojë dialogun politik që kontesti të përfundojë për shkak se mënyra e vetme për zgjidhje të emrit janë negociatat nën patronazhin e KB-së.

Bëhet fjalë për kontest jridiko-ndërkombëtar në të cilin lëndë e padisë është vetëm Greqia, ndërsa jo edhe NATO dhe i dedikohet sjelljes greke para dhe gjatë Samitit në Bukuresht. Aplikacioni para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Greqisë, Maqedonia e dorëzoi në nëntor të vitit 2008 me ç’rast pasuan dy parashtresa të mëdha me shkrim gjegjësisht memorandume nga 20 qershori i vitit 2009 dhe 9 qershori i vitit 2010.. Pala greke madje, u bashkangjiti memorandume – përgjigje parashtresave të Maqedonisë edhe atë më 20 janar të vitit 2010 dhe më 27 tetor të vitit të njejtë.