Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:33

Athinë – Gazetarët në Greqi sot fillojnë me grevën katërditore në shenjë proteste kundër masave për kursim, lajmërojnë mediat greke.

Greva do të sjellë deri te errësimi i plotë informativ. Në grevë do të marrin pjesë të punësuarit në gazeta, revista, kanale radiotelevizive, sajtet informative dhe agjencitë e gazetave.

Protestat do të zgjasin deri të hënën në mëngjes.

Të punësuarit në mediume kërkojnë lidhje të marrëveshjeve kolektive të kënaqshme, garantimin e fitimeve institucionale dhe vendeve të punës dhe ndërprerjen e uljes së rrogave të tyre.