Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 12:44

Athinë – Një prokuror i Gjykatës Supreme në Greqi ka kërkuar që të zabtohet hetim për Këshillin qeveritar për punë të brendshme dhe mbrojtje (KISEA) në lidhje me marrëveshjen e ratifikuar nga ana e tij për dërgesë të nëndetëseve gjermane për marinën ushtarake të vendit, publikoi gazeta “Ta nea”.

Supozohet se në bizneset rreth këtyre dërgesave është implikuar edhe ish-kryeministri i Greqisë. Në kërkesën e prokurorit për zbatim të hetimit figuron emri i ministrit të mëparshëm të Mbrojtjes, Akis Cohaxopulos nga qeveria e socialistëve.

Para do kohe shërbimi për luftë kundër krimit financiar në Greqi zbuloi ndarje të provizioneve pas bizneseve të bëra me këto nëndetëse. Inspektorët vërtetuan vjedhje të parave shtetërore, pagesave joligjore dhe ryshfeteve.

Pas verifikimit të kryer të marrëveshjeve deri në vitin 2009 është vërtetuar se në bizneset kanë marrë pjesë edhe firma, të afërta me pushtetin, përmes të cilave janë kryer pagesat.

Ish-ministri i Ekonomisë nga kabineti i socialistëve Janos Papandoniu i quajti këtë biznese “skandal të madh”.

Disa gazeta greke shkruajtën se vlera e parave të vjedhura nga shteti në lloj të provizioneve arrin 300 milionë euro dhe se ato janë marrë nga funksionarë të lartë të dy partive më të mëdha në vend PASOK dhe Demokracia e Re.

Ministri aktual grek i Mbrojtjes, Evangelos Vanizelos paradokohe akuzoi disa firma gjermane se gjatë kohë e kanë nxitur korrupsionin në Greqi dhe kanë dhënë ryshfete për dërgesat e katër nëndetëseve nga firma “Ferostal”.

Venizelos theksoi se informacione të marra nga hetimi i gjyqësisë gjermane për “Ferostal”-in, si dhe nga raporti i inspeksionit financiar grek, i cili përmban konkluzion për ryshfetin e dhënë prej 140 milionë dollarëve.