Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 10:07

GREQI- Një autobus shqiptar i linjës Tiranë- Athinë është sulmuar sot me gurë nga punonjës të shoqërisë greke të transportit, KTEL. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë sulmit nuk ka pasur persona të lënduar, përpos dëmeve materiale, xhama të thyer.  Policia greke tha se ka identifikuar autorët e sulmit, dhe se ata janë disa shoferë të grupit KTEL.

Nje vendim i Gjykatës administrative të Athinës, e cila pezulloi për të paktën 10 ditë urdhrin e Ministrisë Greke të Transporteve që ndalonte linjat e autobusëve Greqi-Shqipëri të kalonin kufirin në Kakavijë, u bë shkak i nisjes së një proteste më 8 shtator të 70 autobusave të KTEL.

Autobusët e shoqërisë greke protestuan në anën greke të Kakavijes, në shenjë proteste për moslejimin e udhëtimit të autobusave shqiptarë drejt Greqisë. Shoqëria greke e transportiti ka paralajmëruar vjimin e protestave, pasi sipas saj shoferët profesionistë kërkojnë fundin e konkurrencës së pandershme dhe nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre.(LajmeShqip.com)