Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:28

Athinë – Qeveria greke tha se administrata shtetërore do të zvogëlohet për 20 për qind, me qëllim që të shkurtohen 150.000 vende pune deri në vitin 2015, njoftuan mediat në Athinë.

Ministri i Financave Jorgos Papakonstantinu për herë të parë publikisht ka përmendur për zvogëlim dhe shkurtim të vendeve të punës në administratën shtetërore dhe këtë e ka thënë në një forum ndërkombëtar.

“Nuk mund të shkojmë përpara pa thënë se nuk do të ketë shkurtim të vendeve të punës pasi që filluan të mbyllen ndërmarrjet shtetërore”, deklaroi ai në konferencën në Athinë të organizuar nga Ekonomist kushtuar krizës.

Papakonstantinu ka premtuar se këto do të jenë “masat e fundit” të ndërmarra nga Kabineti për tejkalimin e krizës.

“Është e dukshme se zvogëlimet nuk janë qëllimi ynë, por gjithashtu është e dukshme se pa rezultate është logjika e zhvendosjeve automatike të nëpunësve nga një ndërmarrje në tjetër që mbyllet ose bashkohet”, ka shtuar ai.

Mediat komentojnë se Kabineti i Papandreut do t’i fillojë këto masa nën presionin e kreditorëve të BE-së dhe FMN-së.

Plani i Qeverisë parashikon që çdo punësim të pasohet nga pesë shkurtime, zvogëlim të marrëveshjeve për punë, marrëveshjeve të cilave u ka skaduar afati të mos ripërtërihen, dhe 50 mijë punësimet e sivjetme të zvogëlohen për gjysmë.

Pritet zvogëlim plotësues i të arhdurave të administratës shtetërore dhe pagat të jenë të barabarta me ato në sektorin privat, të mbyllen firmat shtetërore jorentabile.

Kabineti parashikon liberalizim të të gjitha profesioneve të mbyllura deri në fund të vitit si dhe zvogëlimit drastik të të dalurave për mbrojtje, shëndetësi dhe arsim dhe të reformohet sistemi pensional.

Ministri ka shtuar se nevojiten edhe hapa tjerë midis të cilëve edhe deficiti buxhetor të shkojë deri në 7,5 për qind nga BPV-ja. Gjatë ditëve të ardhshme Kabineti do të publikojë masa të reja ekonomike me zvogëlim të të dalurave shtetërore. Sipas Kabinetit, në arkën shtetërore deri në vitin 2015 duhet të hynë 26 miliardë euro.